Për identitetin Evropian, por – digjital

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. 

Malinka Ristevska Jordanova

Po përfundon procedura e BE-së për miratimin e kornizës për identitetin digjital evropian që duhet dukshëm ta rrisë qasjen deri te shërbimet publike përtej kufitare në BE.

Në qershor të vitit 2021 filloi procedura e aplikimit të kornizës për identitetin digjital evropian. Forma ligjore në fakt është ndryshim i Rregullativës së vitit 2014 për identifikim elektronik dhe shërbime për besim të transakcioneve elektronike në tregun e brendshëm (rregullativa EIDAS). Pas një procedure thuajse dy vjeçare konsultimesh dhe diskutimi nëpër institucionet evropiane, ndryshimi së fundmi e kaloi diskutimin e komisionit në Parlamentin Evropian.

Duke pasur parasysh se propozimi mori mbështetje të fuqishme edhe në Europarlament, nuk priten probleme në negociatat e ardhshme ndër-institucionale, kështu që është e mundur që propozimi së shpejti të gjendet në rend të ditës në seancë plenare të Parlamentit.

Edhe zgjidhjet e mëparshme të Rregullativës eIDAS jepnin kornizë jashtë kufitare për identifikim elektronik të personave fizikë dhe juridikë, si dhe të shërbimeve të besimit. Është zhvilluar një kornizë e interoperabilitetit. Evaluimi i implementimit të Rregullativës tregoi se ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në kryerjen e shërbimeve financiare, por kontributi i saj është shumë më i vogël në sektorin publik.

Nga ana tjetër, jo të gjithë shtetet anëtare kanë siguruar skema për identifikim elektronik, e as për këtë nuk e kanë njoftuar Komisionin Evropian, e as nuk është arritur edhe interoperabilitet i plotë. Nga ana tjetër, vlerësimi i ndikimit të rregullativës ka treguar se shpejt rritet kërkesa për mjete për identifikim dhe autentifikim të shkëmbimit digjital dhe shkëmbimit të informatave në internet të lidhura me identitetin, cilësitë ose kualifikimet e shfrytëzuesve, njëkohësisht me sigurim të një niveli të lartë të mbrojtjes së të dhënave.

Vlerësohet se rritja vjetore globale e tregut të identitetit digjital është 13-20%. Sigurisht që për këtë kontribut të madh kishte edhe pandemia e shkaktuar nga KOVID-19, e cila dukshëm ndikoi në përshpejtimin e digjitalizimit në përgjithësi në nivel global. Deri tani 60% të qytetarëve të BE-së kanë qasje deri te identiteti elektronik, por dallimet midis vendeve anëtare janë të mëdha.

Qëllimi i implementimit të identitetit digjital evropian është që të mundësohet funksionimi i tregut unik evropian, posaçërisht në fushën e shërbimeve digjitale. Më saktë, kjo domethënë që të lehtësohen shërbimet përtej kufitare digjitale, posaçërisht ato të sektorit publik. Që kjo gjë është e nevojshme, tregon fakti se deri tani regjistrohen vetëm 100-30.000 autentifikime përtej kufitare të suksesshme në BE, kundrejt milionave në nivel kombëtar. Vetëm 14% të dhënësve të shëbimeve publike në BE sot mundësojnë autentifikim përtej kufitar.

Ku bazohet identiteti digjital evropian?

  1. Fillimisht janë sistemet kombëtare të identifikimit digjital sipas Rregullativës ekzistuese, por tani me njoftim të detyrueshëm të tyre në Komisionin Evropian.
  2. Identitet digjital i kontrolluar nga përdoruesi – i ashtuquajturi “Kuletë digjitale”. Ai ngjason me kuletën – aplikacionin që e kanë telefonat celularë. Cilësitë dhe të dhënat në kuletë do të bazohen në standarde të përbashkëta. Do të mundësojë së personat vetë të lajmërohen online, pa ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve privatë komercialë.
  3. Shërbimet në lidhje me identitetin digjital do të mund t’i ofrojnë operatorët privatë.

Për personat fizikë, pajisja me identitet digjital evropian do të jetë falas.

Sipas pritshmërive, ndryshimet e rregullativës do të duhet të miratohen në gjysmën e parë të këtij viti. Deri te zbatimi do të kalojë më shumë kohë, duke pasur parasysh se duhet të miratohen “akte nënligjore”, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturën Kuti mjetesh (Toolbox) e cila duhet ta lehtësojë aplikimin nga ana e shteteve anëtare, por edhe nga ana e ndërmarrjeve dhe qytetarëve.

Sa u përket shteteve të treta, Komisioni do të mund të sjellë vendime zbatuese me të cilat do të konfirmohet ekuivalenca e kërkesave që zbatohen për shërbimet e besimit të përgatitura në shtete të treta dhe të shërbimeve që ato i sigurojnë, përkrah përdorimit të marrëveshjeve për njohje midis tyre.

Kjo do të jetë diçka e ngjashme me njohjen e certifikatave elektronike për KOVID, por me një shtrirje shumë më të madhe. Në kuadër të Këshillit rajonal për bashkëpunim, tashmë është promovuar ideja për identitet digjital për Ballkanin Perëndimor, mirëpo duket sikur ambiciet sillen vetëm rreth shërbimeve përtej kufitare të rajonit, e jo për integrim në tregun digjital evropian nëpërmjet identitetit digjital evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button