Verifikimi me dy faktorë me SMS do të bëhet me pagesë në Twitter

Twitter ka vendosur të heqë verifikimin me dy faktorë përmes SMS për përdoruesit pa pagesë të rrjetit social, raporton PCW. Duke kontrolluar identitetin e personi që po kyçet në llogari, 2FA bën që përdoruesit të shtojnë një nivel ekstra sigurie mbi llogaritë e tyre online përtej fjalëkalimeve.

Metoda të zakonshme të implementimit të 2FA janë mesazhet ose përdorimi i aplikacioneve authenticator.

Por ditën e Shtunë Twitter Support tha se vetëm përdoruesit Twitter Blue mund të përdorin mesazhet me tekst për verifikim pas datës 20 Mars.

Disa përdorues të 2FA morën një njoftim që i paralajmëronte të hiqnin metodën e verifikimit me dy faktorë me SMS përpara afatin përfundimtar që të mos humbasin aksesin në llogari.

Pronari dhe shefi ekzekutiv i Twitter Elon Musk postoi një cicërimë duke thënë se verifikimi 2FA përmes aplikacioneve do të mbetej falas dhe ishte më i sigurte sipas tij.

Twitter është mashtruar nga kompanitë celulare duke paguar më shumë se 60 milionë dollarë në vit për “SMS të rreme 2FA” tha ai.

Sipas kompanisë aktorë të këqij e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre.

Në 2022 Twitter publikoi një raport duke thënë se vetëm 2.6 përqind e llogarive aktive përdornin 2FA ku 74.4% përdornin metodën me SMS dhe 28.9 përqind metodën me aplikacion.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh se 2FA përmes SMS-ve është më pak e sigurte se përmes aplikacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button