Shkencëtarët gjermanë Spanjën e shpallin kampion
Nëse futbolli do të ishte matematikë, siç është shkenca, atëherë mund të konfirmonim ende pa nisur Botërori se Spanja do të jetë kampione e botës edhe në “Brazil 2014”.
Universiteti Frei dhe disa universitete të tjera gjermane kanë llogaritur sipas metodave të tyre se “Stuhia e kuqe” do ta mbrojë fronin e tyre, duke përfshirë këtu edhe renditjen e FIFA-s, paraqitjet historike të këtyre kombëtareve dhe statistikat e lojtarëve që kanë në përbërje. Konkluzioni thekson se Spanja do të mundë në finale Gjermaninë, të cilat do të mundin në gjysmëfinale respektivisht Brazilin dhe Argjentinën.
Përkrah këtij studimi, një tjetër llogaritje e aneksuar e shkencëtarëve gjermanë që njëzëri kanë “shpallur” Spanjën kampione, theksohet se kombëtaret që kanë më shumë shanse (66-70 për qind) për ta fituar Botërorin në Brazil janë katër: Spanja, Gjermania, Brazili dhe Anglia.