Presidenti dhe të punësuarit në Presidencë do të marrin rrogë, u arrit zgjidhje me Ministrinë e Financave

Presidenca e Maqedonisë se Veriut njofton se kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Financave për pagesën e rrogave për presidentin dhe Kabinetin e Presidentit për muajin janar 2023, njofton Portalb.mk.

“Rroga do të paguhet në ditët në vazhdim, në pajtueshmëri me Marrëveshjen Kolektive dhe rritjen e konstatuar prej 5% për zyrtarët administrativ në Kabinet. Zgjidhja e arritur parashikon rishpërndarje të mjeteve në kuadër të buxhetit aktual të miratuar për vitin 2023. Me këtë vendim respektohen Marrëveshja Kolektive, ndërkaq edhe njëherë përsërisim se presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët e veçantë nuk marrin rritje të rrogave”, thonë nga Presidenca.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski dhe 63 të punësuarit e tjerë, nuk morën pagë për muajin janar, të cilën zakonisht e marrin në fillim të muajit, pasi që Ministria e Financave nuk lëshoi mjete. Problemi është krijuar pasi që Pendarovski dhe të punësuarit tjerë në pajtueshmëri me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatën, këtë vit i kanë rritur pagat për 5%, ndërkaq Ministria e Financave ka konstatuar se ajo është jashtë buxhetit të parashikuar për vitin 2023.

Nga Presidenca reaguan se kjo është e pabazë pasi që ata nuk kanë kërkuar mjete shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button