Antikorrupsioni: Veturat zyrtare në MMJPH nuk janë përdorur sipas rregullores

Në seancën e sotme të 82-të, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) bëri me dije se pas raportimit nga një i njohur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në lidhje me keqpërdorim të automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një revizion të brendshëm, dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, transmeton Portalb.mk nga Kanal 5.

“Në raport thuhet se nuk kanë mundur të konstatojnë nëse veturat janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare në ministri dhe nuk kanë mundur të konstatojnë se urdhëresat e udhëtimit janë përdorur në mënyrë korrekte”, ka bërë të ditur Shemshi Sallai nga KShPK, i cili shtoi se “të gjitha këto automjete dhe burime të tjera që disponojnë në këtë ministri janë përdorur në mënyrë jo të duhur”.

Sallai informoi se Komisioni do t’i dorëzojë propozim Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovskës, që, siç tha, “të rishqyrtojë çështjen”.

“Duke pasur parasysh se nuk mund të vendoset përgjegjësi për shkak se ministri nuk është më ministër, ne do ta paraqesim këtë propozim për të ditur se si administrohen fondet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha ai.

Në këtë seancë u trajtuan edhe tema të tjera.

Përndryshe kujtojmë që pas Antikorrupsionit edhe Qeveria ka konfirmuar se ministri Bujar Osmani ka keqpërdorur veturat zyrtare të Ministrisë së Punëve të jashtme për aktivitete zgjedhore dhe partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button