Berlini zyrtar do të organizojë konferencë për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE

Pas deklarimit të kancelares gjermane Angela Merkel se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit nuk është vetëm në letër, Dojçe Vele mëson se konferenca e delegacioneve të larta politike do të mbahet më 28 gusht në Berlin.
Konferenca për Ballkanin perëndimor të cilën të shtunën në video profilin e saj e paralajmëroi kancelarja Merkel, do të mbahet më 28 gusht në Berlin. Këtë e mëson Dojçe Vele nga burime të afërta me qeverinë. Sic informon në mënyrë zyrtare në shërbimet qeveritare për shtyp, detajet e konferencës janë në fazën përgatitore. Të gjitha formalitetet do të finalizohen një muaj para mbajtjes së konferencës.
Nga Ministria Gjermane e Punëve të Jashtme, Dojçe Vele vërteton se shefi I diplomacisë gjermane Frank Vallter Shtajnmajer për këtë takim ndërkombëtarë do tu dërgojë ftesë kolegëve të tij të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane thuhet se qëllimi i konferencës është që të tregojë se pala gjermane angazhohet për ardhmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tema kryesore e konferencës do ët jetë afrimi më Bashkimin Evropian me aspekt të veçantë funksionimi i shtetit juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button