Një smartfon 240W që karikohet për 10 minuta

Po shndërrohet në një çmenduri dita ditës ndërsa Realme njoftoi një smartfon të ri, Realme GT Neo 5 i cili ka teknologji karikimi prej 240W.

Sipas GSMArena është smartfoni me teknologjinë më të shpejtë të karikimit në treg duke lënë pas pajisje si Redmi Note 12 Discovery Edition me 210W dhe OnePlus 10T me 150W, transmeton PCWorld Albanian.

Teknologjia e re prej 240W është në një linjë me standardin më të fundit lançuar nga USB-IF në 2021.

Realme thotë se GT Neo 5 karikon baterinë 4600mAh për 9 minuta e gjysmë duke përdorur teknologjinë 240W.

Realme është në pronësi të BBK Electronics, e njëjta kompania që ka në pronësi Oppo dhe OnePlus. Në të vërtetë Oppo tregoi karikimin 240W në Kongresin Mobil Botëror në 2022.

Aktualisht smartfoni GT Neo 5 është prezantuar vetëm për tregun Kinez. Smartfoni ka çmime që fillojnë nga 472 dollarë për 16GB RAM dhe 256GB memorie. Ekziston edhe një version me 150W që fillon nga 383 dollarë për 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Ka ekran 6.74-inç 1240p 144Hz OLED dhe fuqizohet nga procesori i vitit të kaluar Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1. Tre kamerat e pasme janë 50-megapiksel, 8-megapiksel dhe 2-megapiksel. Nuk ka informacion nëse do të debutojë ndërkombëtarisht por Kongres Mobil Botëror në Barcelonë mund të hedhë më shumë dritë nga fundi i muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button