Mbledhje nën qiell të hapur e Këshillit të Komunës Qendër

Sot Këshilli i Komunës Qendër do të mbajë mbledhje nën qiell të hapur – para hotelit “Bristol”, ku para disa ditësh u prenë drunjtë dhe u shkatërrua parku. 

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Komunën Qendër, Igo Allaxhajkov, dje deklaroi se mbledhja do të mbahet nën qiell të hapur që qytetarët t’i dëgjojnë qëndrimet e këshilltarëve.

Mbledhja është caktuar për në orën 20, dhe për nevojat e saj, në hapësirën përballë hotelit “Bristol” do të sillen tavolinat dhe karriget, si dhe do të jenë të pranishme edhe shërbimet juridike. 

Sipas Komunës Qendër, seanca e sotme është në pajtim me rregulloren për punë të Këshillit, e cila parasheh zhvillimin e saj edhe në vende të tjera.

Akoma nuk dihet se a do të marrin pjesë në mbledhje edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button