Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut u regjistruan dridhje tërmeti

Rrjeti seizmologjik telemetrik ka regjistruar dridhje tërmeti në disa stacione të ndryshme nëpër Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, sot u regjistrua tërmet me një epiqendër prej 165 km në jugperëndim të Shkupit, në territorin e Greqisë fqinje”, njoftojnë nga Rrjeti, duke theksuar që dridhjet ishin vërejtur nga banorët e Manastirit dhe rrethinës.

Raportohet që dridhjet u regjistruan në orën 18:47 me një madhësi prej 3.4 shkallë Rihterit dhe intensitet prej III shkallëve, sipas shkallës evropiane makroseizmike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button