VMRO-DPMNE me ligj për amnisti për të dënuarit nga “e enjtja e përgjakshme”

VMRO-DPMNE kërkon amnisti të plotë për autorët e së enjtes së përgjakshme me Ligjin për amnisti, konfirmon për TV 24 grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE dorëzoi Ligjin për amnisti për dhunuesit në Kuvend, të cilin e kanë hartuar treshja Mitrevski, Peshevski dhe Timovski.

Ajo që dallon nga propozimi i tyre është se kanë propozim për amnisti të plotë dhe të pjesshme, ndërsa propozimi i VMRO-DPMNE-së parasheh amnisti të plotë për të dënuarit për rrahjen e Ziadin Selës dhe për të dënuarit e tjerë për dhunë.

Propozim ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend më 26 janar si dërgesë e rekomanduar i është dërguar deputetëve, informoi për MIA-n avokati Janaki Mitrovski. Avokatët të cilët e konfirmuan paralajmëron në takime me të gjitha grupet e deputetëve me qëllim që të lobojnë dhe të tentojnë të marrin mbështetje për të.

Mitrovski sqaron se me tekstin e propozuar parashihet amnisti për ngjarjet që ndodhën më 27 prill të vitit 2017 dhe kjo propozohet si amnisti e plotë për persona të dënuar me burg deri 10 vite dhe të përgjysmuara përkatësisht ulje në gjysmë për persona të dënuar mbi dhjetë vite.

Vetëm dy persona janë dënuar nën 10 vite dhe atë Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Abdulfeta Alimi (8 v.), përderisa të gjithë të tjerët janë dënuar me dënime më të larta.

Avokati Mitrevski në deklaratë për MIA-n thekson se ai dhe kolegët e tij nga e hëna planifikojnë të takohen me të gjitha grupet e deputetëve në Kuvend dhe të kërkojnë mbështetje për ligjin.

Kujtojmë se më 27 prill të vitit 2017, derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur.

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button