Policia e Kosovës u sulmua me armë në veri të vendit

Me armë zjarri është sulmuar sot policia e Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ndërkohë raportohet se nuk ka zyrtar policor të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Me datën 27/01/2023, nga person/a të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit”, raportoi Policia.

Sulmi ishte kryer në pjesën e majtë të veturës, në anën e ngasësit.

“Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, theksoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button