RMV, në vend të jorganit kanë marrë leckë, pa llogari fiskale ose faturë për produktin e porositur, askush nuk i mbron qytetarët nga mashtrimet onlajn

Pa llogari fiskale nga malli që e kanë blerë pas porositjes paraprake në internet, qytetarët nuk mund të mbrohen nga mashtrime, manipulime, nga produkte jo të njëjta që u mbërrijnë në adresë së shtëpisë, të ndryshme nga reklama që e kanë parë në Fejsbuk ose në ndonjë rrjet tjetër social, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Derisa shteti i toleron onlaj shitësit të cilët zakonisht nuk kanë as firmë, as seli, as numër, ndërsa të cilët jo vetëm që i mashtrojnë qytetarët duke realizuar përfitim ilegal dhe të shpejtë, por e dëmtojnë edhe Buxhetin, qytetarëve u mbetet vetë të mbrohen.

Ligji për mbrojtje të së drejtave të konsumatorëve i cili është i ri dhe me dispozita dhe rregulla evropiane është i qartë: Llogari fiskale ose faturë këta distributorë duhet të japin për produktet që i shesin onlajn.

Qytetarët duhet ta dinë nenin 32 nga Ligji, i cili kërkon:

“”Tregtari për produktin  e shitur, gjegjësisht për shërbimin e realizuar konsumatorit duhet t’i japë llogari fiskale, gjegjësisht, faturë qartë e dukshme dhe e shkruar në mënyrë të lexueshme, nëse me tjetër dispozitë ndryshe nuk është përcaktuar!”.

Tregtari së bashku me produktin e dërguar, onlajn shitësit duhet t’i japë edhe deklaratë për: prejardhjen e mallit, kush e ka prodhuar, nga është importuar, udhëzim për përdorim, si të mirëmbahet, paralajmërim për rrezik gjatë përdorimit, dëmshmëri ndaj mjedisit jetësor…

Qytetarët në asnjë rast nuk duhet t’u paguajnë me para të gatshme këtyre mashtruesve potencial, për shkak se në një rast të këtillë askush nuk mund t’ju ndihmojë t’i dëmshpërblejë.

Gjatë hulumtimit për mashtrimet masive me onlajn tregti në Maqedoni, i cili mori hov me koronën dhe me kufizimet për lëvizjem izolimi dhe ora policore, hasëm në Lençe N. nga Shkupi, e cila mori vetëm vrima nga dushi që ajo porositi nga një kompani e cila ka pasur ofertë të lirë në internet.

“Deri tani dy herë ka porositur onlajn. Herën e parë gjithçka ishte në rregull, ndërsa her[ën e dytë më është dërguar vetëm gjysma e porosisë. Porosita dush të cilit i mungojnë gjysma e pjesëve, madje ai është i papërdorueshëm. Normalisht se nuk jam e kënaqur nga dërgesa. Nuke dinja se ku të denoncoj, u paraqita në numrin telefonik që ishte te oferta. Nuk morëm përgjigje ndaj reagimit tim, thjeshtë më bllokuan. Asnjëherë më nuk do të porosisë përmes internetit”, thotë bashkëbiseduesja.

Ajo kërkon ndershmëri në këtë biznes, “kur do të porositësh diçka, i njëjti të dorëzohet në gjendje të rregullt”.

Evica nga Shkupi ka porositur jorgan të ngrohtë, ka marrë leckë. Vegla për bluarje të farave që e ka blerë onlajn, thotë se është e tmerrshme, e papërdorueshme. Më tej, katër herë i ka ndërruar këpucët të cilat i ka porositur, ndërsa shpenzimet për kargo transportin i ka paguar ajo.

Lexuesja ka denoncuar në Inspektoratin e tregut, prej nga i kanë kërkuar adresën e firmës nga e cila i ka blerë produktet, por adresë nuk ka ekzistuar.

“Kisha vetëm numër telefoni, por për inspektorët nuk kishte ndonjë domethënie. Mora vetëm këshillë: ‘Nëse shitësi që reklamohet onlajn nuk ka adresë dhe numër të selisë, mos porosisni!’. Kishin të drejtë”, thotë Evica e dëmtuar. Ajo konsideron se firmat të cilat ofrojnë onlajn shërbime duhet të kenë të theksuar adresën, selinë dhe numër se kanë të regjistruar për veprimtari.

Bojani nga Shkupi kërkon të mbyllen të gjithë onlajn mashtruesit të cilët thotë se blejnë nga Aliekspres dhe të njëjtit ato produkte i shesin me çmime më të larta. Ka porositur filter për ujë. I ka shkruar shitësit se nëse ka kapëse, ai i është përgjigjur me konfirmim, por porosia ka ardhur pa këtë pjesë. Asnjëherë nuk është dëmshpërblyer, kur është paraqitur te firma, kanë parë por nuk i janë përgjigjur. Nuk ka denoncuar, nuk e ka ditur se ku ta denoncojë mashtrimin.

Produktet të cilët i kanë porositur blerësit në internet duhet të jenë të njëjtë, gjegjësisht t’u përgjigjen atyre që janë në reklamë sipas cilësisë, numrit, dimensioneve, ngjyra.

Në nenin 97 shumë saktësisht Ligji për mbrojtje të konsumatorëve thotë:

(1) Tregtari është i detyruar konsumatorit t’i dorëzojë mall që i përmbushë kërkesat subjektive dhe objektibve për respektim të marrëveshjes të përcaktuar me nenet 99 dhe 100 nga ky ligj, në qoftë se është e zbatueshme, kështuqë nuk do të jetë në kundërshtim me kërkesat për të drejtat e personave të tretë të mallrave të përcaktuar me nenin 101 nga ky ligj.

(2) Tregtari i përgjigjet konsumatorit për çdo parregullsi të mallit që ka ekzistuar në momentin e dorëzimit të toj te konsumatori, pa marrë parasysh se nëse tregtari për këtë e ka ditur gjegjësisht ka përgjgjësi ligjore për konformitet të mallit.

(3) Tregtari i përgjigjet konsumatorit dhe për çdo parregullsi të mallit me marrëveshjen për shitje që do të paraqitet pas dorëzimit të tij deri te konsumatori, nëse e njëjta është pasojë nga arsye që ka ekzistuar para dorëzimit.

(4) Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në mallra me elemente digjitale.

Qytetarët kanë shumë mbrojtje dhe të drejta të mëdha të dhëna me këtë Ligj me dispozita të para dhe kopjuara nga Evropa, drejt të cilës synojmë.

Duhet të dinë se kanë të drejtë të korrigjimit ose zëvendësimit të produktit joadekuate, të thyer ose zëvendësuar, në afat prej 15 ditëve.

Në rast të jokonformitetit të mallrave me marrëveshje, konsumatori ka të drejtë:
(1) të kërkojë mënjanim falas të parregullsisë përmes rrugës së korrigjimit ose zëvendësimit të mallrave
(2) të kërkojë ulje proporcionale të çmimit ose
(3) ta prishë marrëveshjen.

Tregtari nuk guxon t’u paguajë blerësve të pakënaqur dërgesë të mallrave që janë në rregull. Konsumatori në fakt ka të drejtë të mos paguajë një pjesë të çmimit derisa tregtari nuk i përmbushë obligimet e tij në rast të jokonformitetit të mallit, duke përfshirë edhe detyrimin për kompensim të dëmit.

Neni 103 thotë se “konsumatori është i autorizuar të kërkojë që tregtari ose personi i autorizuar nga ai falas ta korrigjojë mallin ose të kërkojë nga tregtari zëvendësim falas të mallit, përveç nëse korrigjimi ose zëvendësimi është i pamundur ose joadekuat”.

ky Ligj gjithsesi i mbron edhe tregtarët onlajn të cilët kanë qenë të mashtruar nga ai që e ka prodhuar mallin, pa marrë parasysg se nëse është nga Maqedonia ose nga ndonjë vend i huaj, me atë që në të është parashikuara edhe e ashtuquajtura përgjegjësi kaskadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button