Raketa ruse që e “coptoi” ndërtesën në Dnipro u paraqit si ukrainase
Sipas burimeve të ndryshme informacionesh, sulmi me raketa ruse në Dnipro më 14 janar, ku një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh vrau të paktën 41 civilë dhe plagosi 79, u krye me raketë të vjetër anti-anije Kh-22 të epokës sovjetike, e cila që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës është përdorur nga ushtria ruse si raketë ajër-tokë. Kremlini u përpoq ta shpjegonte një sulm të tillë si sulm raketor nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës, shkruan Vërtetmatësi.
Më 14 janar në Dnipro, qytet në Ukrainën juglindore, nga një sulm me raketë në një kompleks të madh banimi “u shkatërrua” ndërtesë ku jetojnë civilë dhe sipas të dhënave nga 17 janari, të paktën 41 persona vdiqën, disa fëmijë, 79 persona u lënduan, ndërsa 39 u tërhoqën tre ditë pas sulmit, nga të cilët 6 ishin fëmijë. Ky informacion mund të gjendet në burimet e mediave ukrainase si informacion zyrtar i komunikuar nga autoritetet ukrainase. Përfshirë 17 janarin, 25 persona të tjerë janë të zhdukur, kështu që numri i të vdekurve mund të rritet.
Ajo që është tipike në këtë sulm rus është se shkatërrimi dhe numri i viktimave që shkaktoi në një lagje thjesht civile në Dnipro shkaktoi PR negative për Moskën në publikun ndërkombëtar në një shkallë më të gjerë, kështu që Kremlini, pas një dite heshtjeje, u përpoq të ndryshonte narrativën, duke dezinformuar se ushtria ruse nuk synon objektiva civile. Në emër të Moskës foli zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov.
“Situata në Dnipro është rezultat i mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës”, tha Peskov. Ai thotë se sulmi me raketa rus i së shtunës nuk kishte për qëllim objektivat civile dhe se forcat ruse nuk shënjestruan ndërtesa banimi. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi vendet perëndimore se duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, ata vetëm po e zgjasin luftën:
“Ata duhet ta kuptojnë këtë. Vetëm vazhdojnë historinë dhe thellojnë problemet e shtetit ukrainas. Në fakt, ne dyshojmë se ata nuk janë fare të shqetësuar për fatin e njerëzve që jetojnë në Ukrainë dhe për të ardhmen e tyre. Ata thjesht e përdorin vendin si instrument për të arritur qëllimet e tyre anti-ruse”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit të Federatës Ruse. Ai vazhdoi të njëjtën narrativë më 17 janar, duke deklaruar se “tanket e NATO-s do të digjen në Ukrainë”.
Kh-22 – raketë ruse e fuqishme, por jo shumë e saktë
Megjithatë, përveç një narrative kaq absurde – fajtore është Mbrojtja Ajrore e Ukrainës, e cila, pse do të vepronte nëse nuk do të kishte raketa ruse që godasin objektivat ukrainase – zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë konfirmuar tashmë se hetimi tregoi se ndërtesa u godit nga raketa ruse e llojit Kh-22. Këtë e kanë bërë të ditur mediat e huaja, duke iu referuar komandës ajrore të Ukrainës, e cila ka bërë të ditur edhe saktësisht se nga ka ardhur sulmi, d.m.th. nga drejtimi i Kurskut në Rusi.
Bëhet fjalë për raketë të fuqishme me rreze të gjatë, rreth 600 kilometra, e projektuar në kohët sovjetike, qëllimi kryesor i së cilës ishte të ishte vrasës anijesh, d.m.th. i destinuar si raketë kundër anijeve për luftanijet kryesore – shkatërrues, kryqëzues ose aeroplanmbajtës. Por me fillimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia fillon t’i përdorë këto raketa si mjet të rëndë për të shkatërruar objektivat në terren dhe që nga maji 2022, në qershor disa raketa të tilla shkatërruan qendrën tregtare në Kremençuk, duke vrarë mbi 20 civilë. Ata janë qëlluar kryesisht nga ajri nga bombarduesit strategjikë TU-22M.
Kjo raketë e fuqishme, e cila peshon 5.8 ton, me vetëm kokën që peshon rreth 1 ton, është një armë shumë shkatërruese, por sa më e madhe të jetë rrezja, domethënë sa më larg të jetë objektivi, ajo mund të jetë e pasaktë me qindra metra, deklaron gjithashtu ushtria ukrainase, si dhe të dhënat teknike që mund të gjenden në internet.
Më 17 janar, zëdhënësi i Komandës Ajrore të Ukrainës Jurij Inhat paralajmëroi se Ukraina nuk ka kapacitetin e mbrojtjes kundërajrore për të rrëzuar këtë lloj rakete. Ai gjithashtu shtoi se, sipas vlerësimeve të tyre, Rusia mund të ketë disa qindra raketa të tjera të këtij lloji, të cilat janë vendosur kryesisht në aeroportin ushtarak Shaykhovka në rajonin rus Kaluga.