Importi i veturave vjet është zvogëluar, rritet interesi për blerjen e veturave të reja (Infografik)

Pas më shumë vitesh, vjet në Maqedoninë e Veriut ka rënë numri i importit të automjeteve prej jashtë vendit, ndërkaq është rritur importi i automjeteve të reja. Të dhënat e Drejtorisë Doganore të RMV-së për vitin 2022 tregojnë se vjet në vend janë importuar 24.944 vetura deri në nëntor të vitit 2022, gjatë së cilës 18.042 nga veturat janë të përdorura, ndërkaq 6.902 të reja, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse numrat për vitin 2022 nuk i përfshijnë të dhënat për dhjetor, prej tyre mund të shihet kërcim të interesit të qytetarëve për blerjen e automjeteve të reja. Për krahasim, në të gjithë 12 muajt e vitit 2021 janë importuar 5.815 automjeteve, që është për 1.100 automjete më pak nga viti i kaluar, pa dhjetorin. Me këto rezultate të mira, është e mundur që vendi t’i tejkalojë të dhënat e vitit 2010, kur janë importuar 7.183 automjete të reja. Kjo do të thotë se viti 2022 është vit rekord sipas shitjes së automjeteve të reja në Maqedoninë e Veriut në dekadën e fundit.

Meta.mk i ka krahasuar të dhënat e Drejtorisë Doganore për 13 vitet e fundit dhe konstatoi se pjesa më e madhe e automjeteve të importuara edhe vjet kanë qenë të përdorura.

Numrat që i shihni në infografik nuk duhet të jenë befasuese, nëse dihet se në fakt shumica e veturave të importuara janë me dizel. Në vitin 2022 kishte rritje rekorde të derivateve të naftës, veçmas gjatë verës, ndërkaq sot çmimi për litër i dizelit në pompat e benzinës është pak më shtrenjtë se benzina BS95 dhe pak më mirë se benzina 98. Bashkë me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, në vend vjet kishte rritje të ndjeshme të inflacionit, kështu që shpenzimet e rritura të jetesës detyruan shumë qytetarë që të heqin dorë nga blera e automjeteve të reja.

Përballë rritjes së përgjithshme të çmimeve në Maqedoni, edhe në vendet evropiane ku importohen thuajse të gjitha veturat e përdorura, në vitin 2022 u shënua rritje enorme e çmimeve të automjeteve të përdorura. Blumberg në maj të vitit të kaluar shkruante se vlera e automjeteve të përdorura në Gjermani ka kërcyer për 27% gjatë prillit të vitit 2022, derisa oferta e automjeteve për blerje ka rënë në 18,5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Edhe ueb-faqja online për tregtim me automjete AutoScout24 në fund të dhjetorit njoftoi se automjetet e përdorura kanë arritur çmime rekorde, kështu që çmimi mesatar për blerjen e automjetit të përdorur në nëntor të vitit 2022 ka arritur në 24.772 euro.

Kështu, në ueb-faqet e RMV-së për shitblerje të veturave nuk mund të gjeni veturë të prodhimit mbi 2015-të më lirë se 7.500 euro. Edhe automjetet më të vogla të klasit më të ulët, të cilët janë prodhuar në vitet 2006-2010 nuk mund të gjenden më lirë se 3.500 euro.

Është harruar ndalesa për importin e automjeteve nën standardet EURO 5

Deklarata e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të cilën ai e bëri në fund të muajit janar të vitit 2021, e ku tha se gjatë vitit që shkoi në Maqedoninë e Veriut do të ndalohet importi i automjeteve me standard të emetimeve të gazrave nën EURO 5, është e pavërtetë. Shtrëngimi i kritereve për importin e automjeteve të përdorura në vend në vitin 2021 nuk u bë, madje një gjë e tillë nuk ka ndodhur as deri më sot në vitin 2022

Deklarata e dhënë nga ministri Bekteshi deri në fund të vitit 2021 nuk u realizua, e as nuk u zbatua nga Qeveria e RMV-së gjatë vitit 2022 deri në ditën e publikimit të këtij teksti.

Nga Ministria e Ekonomisë ditëve të fundit për Meta.mk kanë informuar se aktualisht nuk po mendojnë për ndryshimin e rregullores me të cilën do të ndalohet importi i automjeteve me nivel të emetimit të gazrave të shkarkimit nën standardin EURO 5.

Ata nuk kanë informata konkrete nëse një vendim i tillë mund të merret gjatë vitit 2023, pasi sipas tyre për këtë duhet të vendos Qeveria. Për momentin nuk ka informata se kur do të diskutohet në Qeveri për marrjen e vendimit për shtrëngim të kritereve, thanë për Meta.mk nga Ministria e Ekonomisë.

Të dhënat e Drejtorisë Doganore të RMV-së nga viti 2009 e deri më sot tregojnë se në RMV janë importuar mbi 420.000 automjete, shumica e të cilave janë të përdorura. Standardet më të ulëta të emetimeve të këtyre automjeteve, së bashku me rritjen e shpejtë të trafikut rrugor nëpër qytete, ndikon në rritjen e ndotjes së ajrit. Mosha mesatare e automjeteve në vend, në vitin 2021 ishte 19.5 vjeç.

Pra, rezultatet kryesore të Studimit për proporcionin e ndotësve në Shkup, i cili u prezantua vitin e kaluar në mars në kuadër të projektit “Trajtimi me ndotjen e ajrit në Shkup”, treguan se trafiku, së bashku me industrinë dhe djegien e naftës dhe mazutit, janë burime të ndotjes së ajrit gjatë gjithë vitit. Pra, matjet e bëra në stacionin matës në Novo Lisiçe kanë treguar se trafiku është burimi i dytë më i madh i ndotjes në këtë vendbanim të Shkupit pas ngrohjes së shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button