Kontejnerë të mbushur me mbeturina ju thonë “mirë se vini” në Kodrën e Diellit (Foto)

Kontakti i parë para se të arrihet në Kodrën e Diellit janë kontejnerët me mbeturina të cilët sot ishin përplot dhe të pa pastruar, shkruan Portalb.mk.

Pamjet e tilla nuk janë aspak të hijshme për një qendër të tillë turistike, madje kontejnerët janë të vendosur në hyrje të qendrës turistike.

Kështu dukej sot ky lokacion.

Mbeturinat në Kodrën e Diellit 18.01.2023, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga NPK “Tetova” për Portalb.mk thonë se mbeturinat pastrohen dy herë në javë.

“Sipas planit të punës së higjienës komunale, grumbullimi I mbeturinave në Kodrën e Diellit kryhet dy here në javë (e hënë dhe e premte)”, thonë nga NPK Tetova duke bashkëngjitur një fotografi kur i kanë pastruar të njëjtat.

Megjithatë, pamjet e sotme nga tereni dëshmonin të kundërtën.

Por, për këtë, nga NPK Tetova thonë se këto pamje vijnë si pasojë e bizneseve dhe hoteleve të cilat operojnë në këtë pjesë, sipas tyre ata u ikin pagesës së faturave të lira dhe mbeturinat i hedhin në kontejnerët që gjenden në hyrje, të cilat janë të dedikuara për qytetarët dhe lagjen e vikend shtëpizave.

Vendndodhja e grumbullimit të mbeturinave në Kodrën e Diellit është lokacion jo i qëlluar, pasi të njëjtat gjenden në hyrje të qendrës turistike. E kur këto të fundit grumbullohen në masë më të madhe dhe nuk pastrohen në kohë, krijojnë imazhe që japin një pasqyrë negative për Kodrën e Diellit.

Përndryshe, ky problem me mbeturinat është i kamotshëm, autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje për të njëjtin. Kjo më tepër paraqitet gjatë dimrit, kur edhe fluksi i qytetarëve është më i madh nga vizita e qendrës turistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button