RMV ka kuzhinierë dhe pastiçerë të rinj të shkëlqyer, duhet strategji të mos ikin
Çokollatë për ëmbëlsira, pica, tosta, byerekë të ndryshëm. Ky është ushqimi që çdo ditë e përgatisin nxënësit që mësojnë në shkollën “Llazar Tanev”. Duke e pjekur brumin, por edhe zanatin, të rinjtë përgatisin ushqime për veten e tyre dhe profesorët, për çmime që janë shumë më të ulëta se sa në byrektore. Përveç kësaj, shkolla është kompani reale, kështu që përgatitet edhe për shkollat e mesme, kompanitë, apo për këdo që është i interesuar.
Ekipi i Meta.mk i ka vizituar nxënësit që kanë përgatitur ushqim. Punonin me plotë entuziazëm, nën mbikëqyrjen e profesorëve të tyre të cilët u jepnin udhëzime. Për atë, nëse të rinjtë zgjedhin të mësojnë që të jenë kuzhinierë dhe për atë si të parandalohet ikja e këtyre të rinjve jashtë shtetit, veçanërisht në muajt e verës, gazetarët e Meta.mk kanë folur me drejtorin e shkollës Nebojsha Vukoviq.
Interesi për regjistrim në disa drejtime që i ofroni po bie në vitet e fundit. Pse është kështu?
Interesi në shkollë, është të themi, relativ, të paktën deri më tani. Në vazhdimësi bie prej viti në vit, më saktësisht në 12 deri 15 vitet e fundit. Kemi faj të përbashkët pasi që politika e regjistrimit në shkollë nuk është krijuar në tërësi siç duhet. Këtë vit për herë të parë kemi aktivitete për tërheqjen e nxënësve.
Profesioni, gjegjësisht të gjitha profesionet janë interesante në disa drejtime. Jeni në kontakt të vazhdueshëm me njerëz të fushës së hotelerisë dhe turizmit. Nxënësit lehtë gjejnë punë pasi të mbarojnë shkollimin. Kemi ardhur në situatë që të kemi mungesë, nuk mundemi t’i mbulojmë nevojat e tregut të punës. Shkolla organizon punëtori në bazë të kurseve për gatim për nxënësit, gjegjësisht për pastiçeri, furrtari dhe shërbim, ka filluar prej 1 dhjetorit, ndërkaq do të zhvillohen deri në fund të prillit. Në fund do të marrin certifikatë.
Problem i rëndësishëm në fushën e hotelerisë është që ka mungesë të vazhdueshme të fuqisë punëtore, pasi të rinjtë tanë, veçanërisht në muajt e verës shkojnë për punë në Mal të Zi, Kroaci pasi që atje fitojnë më shumë. Si të tejkalohet ky problem?
Ne u bëmë thirrje objekteve të hotelerisë, deshëm të ju themi se ne jemi shkolla që krijon kuadër për ata. Nëse ata e pranojnë atë, se ne krijojmë kuadër cilësor, atëherë kemi situatë në të cilën ata duhet t’i plotësojnë nevojat e tyre dhe të krijojmë kuadër që do t’i mbulojë kërkesat e tyre. Ku është problemi? Ai është më i madh. Mund të flitet në drejtimin financiar, në të cilin thirren të gjithë, në lidhje me komunikimin me kuadrin, gjegjësisht menaxhmentin në këtë sektor… Në të gjitha segmentet ka element të rëndësishëm që e detyrojnë kuadrin të mendojë në mënyra të ndryshme, dhe ato mendime shpesh janë jashtë kufijve. Pasi që patjetër të punohet strategji për mbajtjen e kuadrit.
Ju jeni një prej shkollave të rralla që i shet prodhimet e veta në shkolla, persona fizikë, ndërkaq ushqimi prej jush furnizohet me çmim më të lirë. Për çfarë i përdorni ato para që i fitoni nga shitja?
Ne jemi institucion publik dhe kemi të drejtë të organizojmë kompani reale në të cilën marrin pjesë nxënësit. Ata krijojnë prodhime të cilat pastaj shiten. Mjetet shpërndahen për pajisje dhe produkte ushqimore, janë të nevojshme për punën e shkollës. Kemi nevojë të madhe për materiale për punë, pasi që e dini, se sa kushton që të prodhohet një prodhim, pa shtesa, pa mjete shtesë të cilat do të ndihmonin në dukjen e tij. Jemi të kënaqur, bëhet fjalë për prodhime furrtare, prodhime pastiçerie, kemi shërbime katering të cilët i ofrojmë në tregun real.