Ukraina përgënjeshtroi njoftimin se Rusia mori nën kontroll qytetin Soledar

Zëdhënësi i Grupit Lindor pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Sergey Cherevatiy, deklaroi se informacioni se Rusia ka pushtuar qytetin Soledar në Donetsk nuk është i vërtetë, duke thënë se përleshjet në qytet janë duke vazhduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për RBK-Ukrainë, Cherevatiy tha se deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë se kanë marrë plotësisht kontrollin e qytetit Soledar nuk është e vërtetë.

“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Luftimet vazhdojnë në qytet. Nuk mund të jap detaje”, tha Cherevatiy.

Duke thënë se ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë qytetin, Cherevatiy i përshkroi deklaratat se qyteti ka kaluar nën kontrollin e palës tjetër si “një zhurmë e qëllimshme e bërë nga rusët për të krijuar zhgënjim veçanërisht në shoqërinë ukrainase”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button