Përmes granteve evropiane, planifikohet furnizimi i 25 shkollave në Maqedoninë e Veriut me panele diellore

Në 25 shkolla të Maqedonisë së Veriut do të vendosen panele diellore fotovoltaike përmes granteve evropiane, transmeton Portalb.mk.

“I realizojmë angazhimet për kushte më të mira për mësim si dhe krijimin e  mjedisit jetësor të shëndetshëm. Fondi Evropian për Investime të Gjelbërta Shoqërore, të dedikuara për  përforcimin e masave gjithëpërfshirëse klimatike, na mundësoi të investojmë në efiçencën e energjisë të paktën në 25 shkolla”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

Mjetet financiare në vlerë prej 1.1 milionë euro do të sigurohen nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

“Efekti është i dyfishtë – bëjmë zëvendësime në energjinë të bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme dhe njëkohësisht kemi kursime në faturat e energjisë. Këto mjete do të riinvestohen në përmirësimin e kushteve në shkolla”, vlerësoi Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button