Microsoft eksperimentoi me integrimit e ChatGPT në Word, PowerPoint dhe Outlook

Raportohet se Microsoft po eksperimenton me integrimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale të OpenAI në aplikacionet Word, PowerPoint dhe Outlook, raporton PCW.

The Information raportoi se Microsoft tashmë ka inkorporuar një version për gjenerimit e tekstit nga modeli GPT i OpenAI në funksionalitetin e plotësimit automatik të fjalive ndërsa po punon për ta integruar më tutje në Word, PowerPoint dhe Outlook.

Microsoft raportohet se ka përdorur teknologjinë GPT për të përmirësuar rezultatet e kërkimit të Outlook në mënyrë që përdoruesit të gjejnë atë çfarë po kërkojnë pa pasur nevojë të përdorin fjalëkyçe në email-e.

Microsoft gjithashtu thuhet se ka analizuar sesi këto modele AI sugjerojnë replikat në email-e apo rekomandojnë ndryshime për të përmirësuar eksperiencën e shkrimit të përdoruesve.

Nuk është e qartë nëse Microsoft planifikon ti lançojë këto veçori apo thjeshtë po eksperimenton. Pak ditë më parë u tha se kompania planifikonte të lançonte një version të Bing që përdor ChatGPT ndërsa ky integrim mund të bëhet i dispoueshëm që nga muaji Mars me qëllim që motori i kërkimit të jetë më konkurrues me Google.

Microsoft do të ballafaqohet me shumë sfida sa i takon integrimit të inteligjencës artificiale në aplikacionet e produktivitetit. Një prej sfidave është saktësia e informacionit kur ChatGPT shpeshherë ka pasur tendencë të ofrojë informacione të pavërteta si fakte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button