Skëndërbeu me nder largohet nga Liga e Kampioneve

Skënderbeu  i Korçës nuk ka arritur për pak që të befasojë në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampioneve ndaj Shakhter Karagandy.

Ekipi korçar  arriti të shënon fitore me rezultat 3:2 në stadiumin “Qemal Stafa” kundër ekipit kazak, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në rrethin e fundit kualifikues në Ligën e Kampioneve, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të thellë prej 3:0 për skuadrën nga Kazakistani.

Goli i Tomiq ’9 dhe dy golat e Shkëmbit ’20 dhe ’29 “i dhanë kualifikimin” për 30 minuta skuadrës së Mirel Josës, por pak para fundit të pjesës së parë ëndrrën u’a ndërpreu skuadra mike e cila shënoi përmes sulmuesit Khizhnichenko.

Në pjesën e dytë Skënderbeu orvatej të regjistronte ndonjë rast shënimi, por kur kjo pritej të ndodhte atëherë në skenë vjen Bayzhanov i cili shënon në minutën e 67-të, për t’i shuar ëndrrat e korçarëve për një kualifikim të mundshëm.

më në fund trajneri Lika ka vendosur që në fushë ta inkuadroj dhe futbollistin shkupjan Muzafer Ejupi, i cili si zëvendësues në minutën e 64-të, zëvendësoi Mario Morinan. Në këtë pjesë lojë Ejupi kishte disa raste shënimi, por që nuk u konkretizua me gol.

Pas  këtij eliminimit, skuadra e Skënderbeut do të garoj në raundin e 4-të të kualifikimeve në Europa Ligës që zhvillohet me 22 dhe 29 gusht.

E në anën tjetër Agim Ibraimi dhe ekipi ku ai po luan, Maribor kanë barazuar pa gola me APOEL (0:0), por për faktin që në ndeshjen e parë rezultati ishte 1:1, ka bërë që Ibraimi të sigurojë garat në grupe të Ligës së Kampiomeve. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button