Përdoruesit u paralajmëruan të mos përditësojnë smartfonët e tyre Samsung

Mijë Australianë janë paralajmëruar që të mos instalojnë përditësimin më të fundit në telefonët e tyre Samsung, një përditësim i cili i bën smartfonë të papërdorshëm, raporton PCW. Përdoruesit e Samsung u ankuan në rrjetin social Facebook pasi instaluan një përditësim që bëri që telefoni i tyre të bllokohej plotësisht duke i lënë me ekran bosh të zi.

Të gjithë përdoruesit e Samsung, mos përditësoni telefonin tuaj. Përditësimi më i fundi i softuerit mund të vrasë telefonin tuaj,” shkruante një person në rrjetin social Facebook.

Një tjetër përdorues tha se smartfoni kishte ngelur i ndezur me logon në ekran dhe madje nuk fiknin dot as telefonin.

Mediat lokale raportuan se disa përdorues duhet të prisnin në radhë për të marrë mbështetje teknike dhe i vetmi opsion i tyre është të fshijnë çdo gjë nga smartfoni për ta instaluar sistemin operativ Android nga e para.

Ky opsion fshin çdo gjë, fotot, kontaktet, aplikacionet dhe të dhëna të tjera një kopje e të cilave nuk është ruajtur.

Samsung konfirmoi për median Australiane 7News problemin dhe tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. Në këto momente raportohet se problemet kanë prekur vetëm përdoruesit në Australi.

Samsung tha se po heton ngjarjen ndërsa raportohet se ky problem është shfaqur prej një jave. Pavarësisht dëmit që mund të shkaktojë përditësimi, përdoruesit vazhdimisht marrin njoftim për të instaluar versionin më të fundit të Android.

Ngjarja vjen në një kohë kur Samsung po përgatitet për lançimin e modeleve të reja premium Galaxy S23. Gjiganti Korean tha se përdoruesit duhet të injorojnë njoftimet për përditësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button