Pse veturat elektrike në Gjermani “ndotin” pesë herë më shumë se në Spanjë

Veturat elektrike nuk lëshojnë gazra të dëmshëm, por në të gjithë ciklin jetësor të këtyre automjeteve gjërat janë krejt ndryshe. Kjo është veçanërisht e dukshme nëse energjia elektrike për punën e tyre nuk merret nga burime alternative, shkruan Autoblog, raporton Koha.net.

Kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Gjermani, e cila kryesisht kaloi në qymyr për shkak të mungesës së gazit. Termocentralet e vjetra janë rikthyer në punë dhe në muajin e fundit 34.9 për qind e energjisë elektrike në Gjermani është prodhuar nga qymyri.

Krahasuar me vitin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike me qymyr u rrit me 13.3 për qind dhe konsumi i qymyrit me 19 për qind. Këtë herë Gjermania ka arritur majat për nga ndotja në prodhimin e energjisë elektrike.

Emetimet janë 535 g CO2/kWh, që është pesë herë më shumë se në Spanjë.

Në krye për sa i përket përdorimit dhe ndotjes nga qymyri (mes vendeve të BE-së) janë Bullgaria, Republika Çeke dhe Polonia.

Megjithatë, lajmi i mirë është se edhe në kushte të tilla, një veturë elektrike ndot më pak se një veturë me lëndë djegëse fosile. Diferenca nuk është e madhe, por është e dukshme dhe arrin në 27 për qind.

Ndërsa një veturë me benzinë ​​që konsumon 6,5 l/100 km lëshon afërsisht 17.6 kg CO2 për 100 km, një veturë elektrike në Gjermani është përgjegjëse për afërsisht 12.8 kg CO2 për 100 km.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button