NP “Parkingu i qytetit” publikoi orarin e punës së parkingjeve publike gjatë festave

NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, njoftoi për kohën e punës së parkingjeve publike për festat e fundvitit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kohës së festave të fundvitit, parkingjet publike Fronti popullor, AMSM,  ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 shtatori, do të jenë të lira për parkim më 1 dhe 2 janar të vitit 2023, përkatësisht nuk do të jenë me pagesë.

Sipërfaqet publike të dedikuara për parking, po ashtu do të jenë të lira dhe pa pagesë më 1 dhe 2 janar.

“Parkingjet Koço Racin, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike “Nënë Tereza”, Tresak, si dhe garazhet në kate “Beko” dhe “26 korriku”, do të punojnë me orar të rregullt të punës prej 00:00 deri në orën  24:00 dhe me pagesë të rregulltë të të njëjtave”, thuhet në informatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button