Mariçiq: Do të kërkojmë shtyrje të vendimit për pagesë nga shtatë euro për hyrje në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sonte informoi se ai dhe ministrat për çështje evropiane kërkojnë nga Bashkimi Evropian shtyrje të vendimit për zbatim të Sistemit evropian për informata rrugore dhe aprovim, sipas të cilit, nga shtatë euro për hyrje në Union do të paguajnë shtetasit e vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit, njofton Portalb.

“Kjo nuk është kthim i vizave, kjo është një procedurë e cila kërkon regjistrim dhe pagesë të shtatë eurove dhe vlen për tre vite. Megjithatë, ne konsiderojmë se nuk duhet të sillet dhe mund t’ju paralajmërojë se tashmë jemi në komunikim me ministrat për çështje evropiane nga i gjithë rajoni që të përpilojmë një letër të përbashkët të cilën do ta dërgojmë deri te Komisioni Evropian dhe shtetet-anëtare të BE-së me ç’rast do të kërkojmë shtyrje të këtij vendimi ose përjashtim nga ky vendim të shteteve të cilat negociojnë me BE-në”, theksoi Mariçiq në ditarin në Televizionin Sitel, duke i komentuar reagimet e qytetarëve se një vendim i tillë nënkupton kthim i vizave.

Zëvendëskryretari i Qeverisë vlerësoi se është e mundur që Komisioni Evropian ta pranojë këtë kërkesë, për shkak se, siç tha ai, BE-ja është e detyruar të ketë kujdes në këto gjëra dhe në këtë kuptim mendoj se qytetarët kanë ndjenjë të vërtetë se kjo është e panevojshme, por edhe ne mendojmë se është e panevojshme në këtë fazë.

“Ballkani Perëndimor bëri shumë për Bashkimin Evropian dhe mendoj se më së pçaku që mund të bëjë është t’a shtyjë këtë vendim. Ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, me të gjithë qeveritë në rajon do të bëjmë gjithçka që ta bindim BE-në që ta shtyjë këtë vendim”, potencoi Mariçiq.

Vendet e BE-së e kanë shtyrë fillimin e zbatimit të Sistemit evropian për informata rrufore dhe aprovim (ETIAS), i cili duhej të vendosej në maj të vitit 2023, për në nëntor të vitit 2023.

Nga viti 2023 të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë vende të BE-së, ndërsa të cilëve nuk u nevojitet vizë për udhëtim në një vend i cili është anëtar, do të duhet të dorëzojnë kërkesë për aprovim të udhëtimit me plotësim të onlajn-formularit të shkurtër dhe të paguajnë shtatë euro. Midis vendeve që duhet ta paraqesin udhëtimin në BE është edhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button