Kërcënimi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ishte i rremë

Alarmi për vendosje të bombës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ishte i rremë, kështu njoftoi Policia e Kosovës. Aeroporti u hap përsëri për qarkullim, transmeton Portalb.mk.

Pas kontrolleve të nevojshme, është konstatuar se nuk ka të vendosur mjet shpërthyes dhe se kjo ka qenë lajm i rremë.

Aeroporti qëndroi i mbyllur për gati tre orë për shkak se në mëngjes aeroporti pranoi informacion se janë vendosur mjete shpërthyese, dhe se mbyllja e aeroportit u bë për shkaqe sigurie.

Kujtojmë që kërcënim me bombë kishte para disa ditëve edhe në aeroportin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button