Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried përfundoi në arrest shtëpie në SHBA

Me rikthimin e Sam Bankman-Fried në SHBA, ai është liruar nga autoritetet federale pasi pagoi 250 milionë dollarë dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie, raporton PCW. Prokurorët thonë se miliarda dollarë fonde konsumatorësh dhe investitorësh mungojnë dhe për këtë fajësojnë një rreth të ngushtë të FTX së bashku me Bankman-Fried për keqpërdorim të parave që nga fillimi i operacioneve të kompanisë.

Aktualisht 30-vjeçari, pasuria e të cilët llogaritet në miliarda dollarë, do të jetojë në shtëpinë e prindërve të tij në San Francisco duke mbajtur pas vetes një pajisje elektronike monitorimi.

Ai pritet të dalë në një dëgjesë më 3 Janar në New York. Ditën e djeshme Bankman-Fried udhëtoi drejt SHBA-ve pasi kërkesa për ekstradim drejtuar autoriteteve të Ishujve Bahame u miratua.

Bashkëthemeluesit e FTX, Gary Wang dhe Caroline Ellison, ishte drejtues të Alameda Research gjithashtu akuzohen nga autoritetet Amerikane për rolin e tyre në mashtrimet e bëra që kontribuuan në falimentimin e FTX.

Wang pranoi fajësinë përmes avokatit të tij. Së bashku me Ellison akuzohet nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë.

Llogaritet që 50 kreditorët më të mëdhenj të FTX kanë humbur 3.1 miliardë dollarë. Një prej akuzave më të rënda mbi Bankman-Fried është ajo q përdorimit të miliarda dollarë fonde konsumatorësh për firmën e tij të tregtimit të kriptoaseteve Alameda Research.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button