Bashkëthemeluesi i blockchainit Terra akuzohet për tregtim të paligjshëm
Autoritetet Koreano-Jugore njoftuan ditën e sotme se kanë paditur bashkëthemeluesin e Terraform Labs, kompania e cila zhvillon dhe menaxhon platformën blockchain të pagesave Terra, raporton PCW.
Sipas Bloomberg, Daniel Shin dhe nëntë të tjerë të lidhura me Terra përballen me disa akuza përfshirë shkelje të ligjit të tregjeve kapitale që rregullon tregjet financiare dhe letrat me vlerë të vendit.
Tetë prej tyre përfshirë Shin akuzohet për tregtim të paligjshëm. Prokurorët thonë se të akuzuarit ishin të përfshirë drejtpërdrejtë me Terra, marketingun, zhvillimin e sistemeve dhe menaxhimin.
Prokurorët gjithashtu kanë ngrirë 184.7 milionë dollarë asete të tyre. Zyrtarët Koreanë po punojnë së bashku me SHBA lidhur me çështjen.
Paraqitur si një stablecoin, TerraUSD nuk mbështetet nga asete reale apo valutë. Përkundrazi mbështetet nga Luna, kriptomonedha e blockchainit Terra që duhej të kishte një mekanizëm që mban vlerën e si të barabartë me 1 dollarë.
Investitorët nga ana tjetër e shikonin si një mundësi për të bërë para ndërsa ekosistemi premton rikthim të 20 përqind të vlerës së depozitave. Prokurorët besojnë se blockchaini Terra ishte një fabrikim që nga e para dhe mbajtja e TerraUSD në një çmim të qëndrueshëm nuk mund të bëhej me një algoritëm.
Vlera e saj kolapsoi në Maj të 2022.