Vend për Ataturkun në vendin e heronjve në qendër të Velesit

Park për hir të miqësisë turko-maqedonase filloi të ndërtohet në qendër të Velesit. Në vendin ku që moti janë ekspozuar luftëtarët e Velesit të Luftës së dytë botërore, tash, sipas projektit do të jetë i vendosur një bust të babait të Turqisë moderne, Qemal Ataturk dhe shatërvan të njëjtë siç është në Turqi.

“Për këtë që moti është arritur marrëveshje mes dy qyteteve të binjakëzuara turke, Adalar dhe Karshijaka”, thotë kryetari i komunës, Slavço Çadiev.

Qytetarët e Velesit nga ana tjetër janë të hutuar nga veprimi i pushtetit lokal. Nuk janë kundër përmendores së Ataturkut, por jo në vendin e personave të shquart të Maqedonisë, raportojnë mediat maqedonase.

Nga Shoqata e luftëtarëve heshtin. Sipas kryetarit të komunës, për shkak të insistimit të organizatës së luftëtarëve, bustet janë transferuar në qendrën memoriale. 

Ndërkaq, parku i miqësisë ndërtohet me gjithsej 50 mijë euro, të holla nga qytetet e binjakëzuara turke dhe duhet të përfundojë për dy muaj. Deri më tani në Veles vetëm po mendohet, por ende nuk është precizuar se a do të ndërtohet park me personalitete të shquara nga historia e Maqedonisë në ndonjë qytet të vëllazërisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button