Qeveria kërkon zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit

Në deklaratën e saj zyrtare lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit, Qeveria ka kërkuar nga partitë politike, VMRO-DPMNE dhe LSDM, më shumë përgjegjësi për zbardhjen e këtij skandali.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje, zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjeorgjiev, ka deklaruar se procesi i zbardhjes së ngjarjeve të së “hënës së zezë”, nuk janë kompetencë e Qeverisë.

“Për këtë çështje duhet prononcuar partitë politike që përbëjnë Komisionin. Qeveria veçse apelon për më shumë përgjegjsi nga partitë dhe për arritjen e një marrëvedhjeje për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit”, ka deklaruar Gjorgjiev.

Afati për përfundimin e punës së Komisionit, skadon nga mesi i muajit gusht.

Puna e këtij organi ka ngecur pas dorëheqjes së kreut të Komisionit, Borçe Davitkovski, i cili refuzoi të vazhdojë të kryejë këtëj detyrë, i gjetur në mes mospajtimeve politike të VMRO-së dhe LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button