Ushtria e Bjellorusisë inspekton gatishmërinë luftarake

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi se ka filluar të inspektojë gatishmërinë luftarake në ushtri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria bëhet e ditur se kontrolli nën drejtimin e Këshillit të Sigurisë filloi papritur me udhëzim të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

“Do të sigurohet që trupat të përparojnë sa më parë në zonat e caktuara, që të përdorin pajisjet inxhinierike dhe që të organizojnë sigurinë dhe mbrojtjen. Do të ndërtohen edhe kalime me ura ushtarake mbi lumenjtë Neman dhe Berezina” thuhet në deklaratën ku njoftohet se masat që do të merren do të jenë komplekse.

Gjatë kësaj periudhe personeli dhe pajisjet ushtarake do të jenë në lëvizje theksohet më tej, ndërsa bëhet e ditur se mund të kufizohet përkohësisht transporti i qytetarëve në rrugë dhe zona të caktuara publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button