RMV, deri të mërkurën do të mund të aplikohet për në Ekipin e Hulumtuesve
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri të mërkurën do të mund të aplikojnë përmes formës elektronike për të marrë pjesë në aktivitetet e Ekipit të Hulumtuesve në kuadër të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Me 23 dhjetor të vitit 2022, me fillim në ora 14:00, në hapësirat e Bankës Popullore, do të mbahet sesioni 45-të i Ekipit të Hulumtuesve”, njoftojnë nga Banka Popullore.
Të interesuarit do të mund të dorëzojnë materialet përmes adresës [email protected], ndërsa punimet duhet të jenë me standarde bashkëkohore.
“Ekipi i Hulumtuesve në Bankën Popullore është një platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve hulumtuese-shkencore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomike”, sqarojnë nga Banka.