Afër 15 për qind janë ngritur çmimet në industrinë e Maqedonisë së Veriut për një vit

Në Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti çmimet kanë qenë për 14.8 për qind më shtrenjtë se në tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit tetor 2022, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 0.9% në nivel mujor dhe për 14.8 % më i lartë në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që në sektorin për furnizimin me energji kemi rritje deri 33.2 % në krahasim me tetorin e kaluar. Dallojmë rritjen për 53.5 për qind te prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button