Standard Chartered parashikoi në çfarë vlere do të lëviz Bitcoin

Bitcoin mund të pësojë rënie akoma edhe më drastike viitn e ardhshëm sipas analistëve të Standard Chartered, raporton PCW. Kriptomonedha e parë dhe më e madhja në botë mund të bjerë deri në 5 mijë dollarë sipas një skenari të parashikuar nga grupi bankar ndërsa shpërthimi i “flluskës kripto” pritet të lërë pasoja të mëdha përgjatë 2023 në industri.

“Rendimentet bien së bashku me aksionet e teknologjisë, dhe ndërsa shitja e bitcoin ngadalësohet, dëmi tashmë është bërë,” shkruante shefi i divizionit të kërkimeve globale Eric Robertsen.

Parashikimi u bë si pjesë e listës vjetore të surprizave që analistët e Standard Chartered besojnë që do të ndodhin në tregje vitin e ardhshëm.

Ngjarje të cilat ka gjasat të ndodhin vitin e ardhshëm sipas kësaj liste është edhe rënia e çmimeve të naftës, shkarkimi i presidentit Amerikan Joe Biden dhe kolapsi i çmimeve të ushqimeve.

Lista tashmë është në edicionin e tetë dhe nuk ka për qëllim të parashikojë ngjarje të cilat kanë mundësi të lartë të ndodhin, por të konsiderojë situata që kanë shansin të ndodhin dhe që nuk parashihen nga konsensusi aktual i tregut.

Nëse më shumë bursa dhe kompani kripto e gjejnë veten me pak para, besimi i investitorëve në kriptoasete mund të kolapsojë dhe ti dërgojë njerëzit tek ari përsëri.

Si pjesë e këtij skenari, çmimi i arit mund të rritet me 30%. Metali i çmuar ka pasur një 2022 të vështirë duke rënë me 20% nga nivelet rekord të Marsit por që mund të përfitojë nga rënia e besueshmërisë në kriptoasete.

Standard Chartered gjithashtu identifikoi mundësinë e një spiraleje për aksionet e teknologjisë duke tejkaluar edhe trendin negativ të këtij viti.

Vlera e kompanive në Nasdaq 100 ka rënë me 25% që nga fillimi i 2022 por analistët e krahasojnë këtë trend me kolapsin dot-com duke sugjeruar se ka akoma më shumë hapësirë për rënie.

Një rënie e tillë mund të ketë lidhje me vështirësitë që po kalojnë industria kripto shkruanin hulumtuesit. Ndërkaq kompanitë në fazat e hershme janë në vështirësi të gjejnë financim ndërsa kostot po rriten dhe likuiditeti po bie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button