Ageler: Edhe pse hapëroni në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e mbështesin qëllimin e Maqedonisë së Veriut që të jetë shtet mirë i menaxhuar, demokratik, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Fokusi sot është në përmirësimin e produktivitetit ekonomik, nxitje të të rinjve të ndërmarrin rol aktiv në ardhmërinë e vendit dhe ulje të korrupsionit. Edhe pse hapëroni në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin e Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në fjalimin në ngjarjen në Shkup me rastin e shënimit të 30-vjetorit të partneritetit të USAID – Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar me Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.

Ajo theksoi se gjatë tre dekadave të kaluara, marrëdhënia me vendin evoluoi në partneritet dhe aleancë strategjike dhe tani, thotë, punojmë së bashku si partnerë të barabartë dhe miq që bashkarisht të krijojmë dhe implementojmë zgjidhje lokale dhe të sjellim zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshime pozitive.

“Tani më shumë fokusohemi në lidershipin tuaj dhe investim në tre sfera kyçe: përmirësim të produktivitetit ekonomik, nxitje të të rinjve që të ndërmarrin rol aktiv në ardhnërinë e vendit dhe ulje të korrupsionit. E fundit – ulja e korrupsionit – është e rëndësishme sepse korrupsioni në çfarëdo lloj forme e pamundëson këtë vend që të realizojë progres në kuptimin ekonomik, social, arsimor dhe strukturor, për të cilët e dimë se mundet dhe duhet të vazhdojë t’i arrijë. Edhe pse hapëroni në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin e Maqedonisë së Veriut përmes ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe nxitjes së të rinjve të talentuar nga vendi të kërkojnë mundësi në vendet e huaja”, porositi ambasadorja Ageler.

Jemi krenarë që ishim partneri juaj në 30 vitet e kaluar, tha Ageler, në të cilët ishim dëshmitarë të ndryshimeve të konsiderueshme në këtë periudhë, por, nënvizoi, para jush ka edhe shumë sfida.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë këtu që t’i mbështesin përpjekjet tuaja dhe me padurim pres që bashkërisht t’i vazhdoni këto përpjekje. Të vazhdojmë me partneritet për ardhmërinë më të mirë!”, theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

USAID e shënoi jubileun 30-vjeçar me program kulturor-artistik në tetë qytete në vend përmes të cilës e theksoi bashkëpunimin me qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me nxitjen e reformave të cilat i ndihmojnë vendit në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button