Në Maqedoninë e Veriut te sektori i energjisë u regjistrua rënie e të punësuarve, ndërsa te prodhimet intermediar rritje

Në tetor të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut për 0.3 %, ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit për 5.3 %, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet intermediarepërveç energjisë për 1.1 %, dhe te Prodhimet kapitale për 8.7 %, ndërsa rënie u vërejt tek Energjia për 6.3 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.1% dhe tek Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rënie e prodhimit në krahasim me tetorin e kaluar kemi te Prodhimet intermediare për 14.5 %, Prodhimet kapitale për 10.7 %, Mallrat jo të qëndrueshme për 7.3 %, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button