Shtëpi, dyqane e makina të përmbytura në Tetovë

Oborre të mbushura me ujë. Shtëpi e dyqane të përmbytura si dhe vetura të ngecura në nënkalime. Këto janë disa prej dëmeve që shkaktuan të reshurat e mbrëmshme në rajonin e Tetovës, raporton TV21.

Banorët e disa prej lagjeve, për TV21 kanë deklaruar se sa herë ka shi, situata është e njëjtë, ndërsa vetë janë duke u përballur me pasojat ndaj të reshurave.

Nga NPK “Tetova” thonë se kanë intervenuar në disa pjesë të qytetit. Sipas Lulzim Shaqirit puna e tyre është të pastrojnë, ndërsa komuna duhet me projekte t’i mënjanojë problemet.

Nga Komuna e Tetovës në Facebook kanë shkruar se “nëpërmjet Shtabit të Krizës do të kërkojmë sanimin dhe mbulimin e dëmeve eventuale duke qenë pranë qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo moment”.

Rikujtojmë se edhe muaj më parë, të reshurat intensive shkaktuan dëme në shtëpi, ndërsa nga komuna e Tetovës thanë se qytetarët do të dëmshpërblehen, por kryetari Bilall Kasami kërkoi përkrahjen e Qeverisë për të dëmshpërblyer, ndërsa që atëherë e deri më tani qytetarët që kanë paraqitur dëme, nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button