Banka Botërore dha ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore do të japë ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarëshe për Ukrainën, duke e ndihmuar kështu “të mbajë shërbimet thelbësore dhe funksionet kryesore të Qeverisë në nivel kombëtar e rajonal”, raporton CNN, përcjell Koha.net.

Paratë, të siguruara nga SHBA-ja, do të ndihmojnë “dhënien e pagave për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e Qeverisë dhe mësimdhënësit, po ashtu pensionet për të moshuarit, pagat për nëpunësit publikë dhe programet sociale për të pambrojturit”.

“Në mes të luftës që po vazhdon dhe infrastrukturës që po vazhdon të shkatërrimet, përkushtimi ynë për të ofruar ndihmë urgjente për popullin e Ukrainës është më i fortë se kurrë”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. “Ky grant shtesë bujar i SHBA-së vjen në një kohë kritike, pasi Ukraina po përballet me ndërprerje të furnizimit me energji dhe mot të ftohtë. Banka Botërore do të vazhdojë të mobilizojë gjitha burimet e disponueshme për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës të përmbushë nevojat jetike për qytetarët e saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button