Bun takoi krerët e vendit : Franca është me Maqedoninë në etapat vijuese për realizimin e qëllimit evropian

Sekretarja shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Lorans Bun sot ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ajo zhvilloi takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski, si dhe pritet të takojë disa ministra dhe deputetë të Këshillit kombëtar për integrime evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbime me përfaqësues të shoqërisë civile, veçanërisht të rinjtë, si dhe think-tanke për thellimin e dialogut rreth çështjeve historike, kulturore dhe sociale transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Bunn. Në konferencën për media, si dhe në takim u dërgua mesazhi se vizita e sotme e Sekretares së Shtetit për Evropën, Laurence Bun, është për të treguar konsistencë në miqësinë ndërmjet Republikës Franceze dhe Maqedonisë së Veriut, pas marrëveshjes evropiane që hap perspektivat evropiane për vendin tonë dhe për të manifestuar mbështetje të qartë për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Në konferencën për media, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se “presidenca franceze në BE ishte vendimtare në rrugën tonë evropiane” dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në realizimin e këtij qëllimi strategjik shtetëror.

“Më vjen mirë që sot me zonjën Bun diskutuam të ardhmen tonë evropiane, negociatat që kanë filluar, skriningun që ka filluar, progresin, Marrëveshjen e nënshkruar me FRONTEX, për reforma konkrete. Procesi i negociatave ishte i dhimbshëm dhe i vështirë, siç e dini edhe ju, por fakti që ne dolëm nga ai proces si një vend që ia dolëm të luftojmë për pozicionet e veta dhe t’i qëndrojmë besnik asaj që ka përshkruar, asaj që na angazhuan qytetarët përmes Parlamenti, më bën vërtet krenar. Arritëm që përfundimisht të fillojmë transformimin e vërtetë të shoqërisë përmes procesit të skriningut, të cilin realisht jemi të përkushtuar ta përfundojmë brenda afatit që kemi vendosur në fillim. Ekipi i Maqedonisë është i gatshëm, ka ekspertizë, njohuri dhe do ta përfundojë skriningun në afatin e planifikuar prej 14 muajsh”, tha Kovaçevski.

Rruga drejt BE-së tha ai,nuk do të jetë e lehtë, por duhet marrë, pasi në fund të asaj rruge është çmimi i madh, anëtarësimi i plotë në BE.

Edhe gjatë takimit me presidentin Pendarovski u theksua miqësia dhe përparimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përpjekjet franceze për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut intensiv politik në nivel të lartë, falënderoi Francën për mbështetjen e saj në drejtim të integrimeve tona evropiane, si dhe fokusin në bashkëpunimin dypalësh, ndërsa përshëndeti nënshkrimin e fundit të marrëveshjes për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Bashkëbiseduesit diskutuan për negociatat për anëtarësim në BE, për procesin aktual të skriningut, si dhe për fazat e ardhshme që duhet të përfundojnë në kuadër të procesit për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Paraprakisht ajo ka vizituar Shqipërinë, ku gjithashtu ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e vendit.

“Kjo vizitë është rezultat i arritjeve të Francës gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, me qëllim hapjen e negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhej paraprakisht në komunikatën nga Parisi zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button