Zelensky njoftoi zyrtarisht: Khersoni është i yni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Khersoni është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, pasi Rusia u tërhoq nga ai qytet më herët të premten, raporton Koha.net.

“Khersoni është i yni”, shkroi Zelensky në Telegram së bashku me një ‘emoji’ me flamurin ukrainas dhe një video që tregon trupat ukrainase duke u mbledhur së bashku me banorët e qytetit.

Zelensky ka thënë se njësitë speciale të forcave të armatosura janë tashmë në qytetin jugor të Khersonit. Ai shtoi se sot është një ditë historike.

Sipas tij, banorët e Khersonit e prisnin këtë moment dhe nuk hoqën dorë kurrë nga Ukraina.

Ai gjithashtu premtoi se “Ukraina do të vijë te të gjithë njerëzit e saj” në rajonet që ende nuk i ka marrë nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button