Rusia thirri ambasadorin e Letonisë për çmontimin e memorialeve sovjetike
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadorin e Letonisë në Moskë, Maris Riekstins, për t’i shprehur “protestën e saj vendimtare” kundër politikës shtetërore të Letonisë për çmontimin e memorialeve sovjetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse theksoi se këtë veprim e sheh si pjesë të politikës së Letonisë për lavdërimin e ideologjisë naziste.
“Gjatë bisedës, Maris Riekstins gjithashtu u informua për hapat e paligjshme nga autoritetet letoneze që synojnë të krijojnë pengesa në punën e qendrës kulturore të Shtëpisë së Moskës në Riga dhe sanatoriumit ‘Amber Coast’ në Jurmala me qëllimin për shpronësimin e mundshëm të kësaj prone ruse”, tha ministria ruse.
Më tej, ministria ruse tha se u theksua se “e gjithë përgjegjësia për këto veprime dhe veprime të tjera armiqësore” i takon tërësisht palës letoneze.
“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa hakmarrëse, përfshirë ato asimetrike, të cilat do të jenë domosdoshmërisht të ndjeshme për Rigën”, tha ministria ruse.