Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të mbështet financiarisht kompanitë ajrore për fluturime të reja
Në seancën e 100-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që të mbështeten financiarisht kompanitë ajrore që do të prezantojnë fluturime të reja, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në periudhën e ardhshme do të shpallë thirrje publike për dhënien e mbështetjes financiare kompanive ajrore që do të prezantojnë destinacione të reja ajrore për qytetarët”, paralajmërojnë nga Qeveria.
Programi i miratuar vlen për periudhën 2023-2025, ndërsa ka për synim zhvillimin ekonomik të vendit.