Shtetasi i RMV-së shkaktoi aksident dhe iku, tre ferizajasit e bënë për spital
Në Ferizaj janë arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.Të dyshuarit kosovarë rrahën shtetasin e Maqedonisë së Veriut pasi që ky i fundit shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV TEMA.
I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.