LSDM: Maqedonia pas Shqipërisë për fajin e Gruevskit

Partia më e madhe opozitare, LSDM ka sulmuar kryeministrin Gruevski.

Nga kjo parti bëjnë përgjegjës Gruevskin që Maqedonia është edhe prapa Shqipërisë në euro-integrime.

“I nderuar Nikola Gruevski, në vend të manipulimeve që po bëni përmes mediave që keni nën kontroll, ju lutem të i sqaroni qytetarëve të Maqedonisë se si ndodhi që vendi jonë të mbetet prapa Shqipërisë në planin e evrointegrimeve. Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle shtyu vizitën e tij në Shkup, pas zgjedhjeve kriminale, që mjaft tregojnë se si është raporti i BE-së ndaj Gruevskit dhe pushtetit të tij”, thuhet në një deklaratë të LSDM.

Kjo parti nënvizon se edhe presidenti Ivanov është përgjegjës për situatën ku ndodhet Maqedonia, si një person i bindur ndaj politikave të Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button