Kufizime energjie elektrike për miliona ukrainas

Ukrainë: Rreth katër milionë vetë të prekur nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të infrastrukturës energjetike.

Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Në shumë qytete dhe rajone energjia është ndërprerë përkohësisht “për të stabilizuar situatën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy, shkruan DW.

Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje “të paprecedentë” të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.

Sistemi energjetik ukrainas ka “pësuar dëme të reja” dhe ka një “deficit energjie elektrike që arrin në 30 për qind të konsumit të Kievit”. Furnizuesi me energji elektrike DTEK citoi guvernatorin e rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba,  i cili tha se mund të ketë ndërprerje të energjisë “për një kohë të pacaktuar”.

Në lagjet e ndryshme të Kievit ka pasur gjatë ditëve të fundit ndërprerje të energjisë elektrike disaorëshe. Këto masa merren për të mbrojtur rrjetet nga mbingarkesa. Sulmet e shtuara me raketa dhe dronë gjatë javëve të fundit thuhet se kanë dëmtuar një të tretën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button