Pas mesnate ndryshon çmimi për këtë derivat të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja çmimit të shitjes me pakicë të mazutit për 1.1 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbeten të njëjta.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 49,919 (denarë/kilogram)

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button