Keqinterpretimet e “Zyrës për Kosovë” për motivet e sulmit ndaj dy serbëve

E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë ka reaguar përsëri pas një sulmi tjetër ndaj dy banorëve serb. Sulmin e ka interpretuar si pasojë e politikës së Prishtinës zyrtare dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por pa dhënë ndonjë fakt për këtë dhe duke mos iu referuar ndonjë politike që Qeveria Kurti ka në raport me komunitetet jo shumicë në Kosovë, shkruan Sbunker.

Në komunikatën e kësaj zyre thuhet se në mbrëmjen e 12 shtatorit në Babimoc të Obiliqit janë goditur me thikë dy qytetarë të komunitetit serb, Nemanja Mitroviq (19) dhe babai i tij Sasha, nga dy kosovarë të cilët i kanë ngacmuar për një kohë të gjatë. Në komunikatë, kjo zyre nuk jep asnjë detaj për motivet e sulmit, në cilat raste më herët ka ndodhur “ngacmimi” dhe shumë sqarime të tjera që janë të nevojshme për ta cilësuar incidenten si urrejtje ndër-etnike dhe të nxitur nga ana e qeverisë Kurti. Kjo zyre, komunikatën e ka shoqëruar edhe me fotografitë e qytetarëve serb, të cilët kanë kërkuar ndihmë në spital.

“Sulmi ndaj Mitroviqit është pasojë e politikës anti-serbe dhe e deklaratave të papërgjegjshme, nxitëse që vijnë çdo ditë nga Prishtina zyrtare dhe Albin Kurti, i cili në këtë mënyrë i vë në shënjestër serbët. Ky incident shqetësues, i frikësoj dhe i shqetësoi serbët që jetojnë aty, të cilët nuk ndihen të sigurt as në pragun e shtëpisë së tyre”, shkruan në deklaratën e “Zyrës për Kosovë”.

Lidhur me sulmin sqarime janë dhënë në raportin e Policisës së Kosovës ku thuhet se ka qenë lëndim i rëndë trupor si pasojë e armëmbajtjes pa leje- thikë, nga ana e sulmuesve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e PK-së. Ndryshe prej “Zyrës për Kosovë, PK-ja nuk ka përmendur motivet e sulmit teksa ka shtuar rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Njëri nga të lënduarit nuk ka pranuar të trajtohet në Qendrën Klinikë Universitare në Prishtinë, duke kërkuar që të trajtohet në spitalin e veriut të Kosovës, i cili punon me sistem të Serbisë.

Lidhur me reagimin e “Zyrës për Kosovë” kanë raportuar edhe mediat në Serbi, të cilat e vendosur si lajm kryesor në ballinat e tyre. Shumica e këtyre mediave shpërndahen edhe në zonat e populluara me shumicë serbe në Kosovë.

Image

https://www.kurir.rs/vesti/politika/4009723/oglasila-se-kancelarija-za-kim-povodom-napada-na-srbe

Image

https://www.blic.rs/vesti/politika/oglasila-se-kancelarija-za-kim-povodom-napada-na-oca-i-sina-kod-obilica-kurti/s383401

Image

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/rec-je-o-pokusaju-ubistva-petar-petkovic-se-hitno-oglasio-povodom-napada-na-srbe-sa-kosova-2022-09-13

Media serbe Kosovo Online e Tvmost.Info po ashtu e kanë shpërndarë këtë lajm. Ndërsa, lidhur me incidentin kanë raportuar edhe mediat kosovare duke ia bashkëngjitur raportin e Policisë me sqarimet shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që Zyra Serbe për Kosovë nxjerrë përfundime të pabazuara për motivet e sulmeve, pa e dhënë fjalën përfundimtare organet përgjegjëse të hetuesisë. Po ashtu nuk ka një politikë zyrtare anti-serbe të Qeverisë së Kosovës, ashtu siç pretendon e ashquajtura “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë. Veç kësaj, dikasterin kryesor qeveritar që merret me të drejtat e komuniteteve në Kosovë e udhëheqë Ministri Goran Rakiq nga radhët e Listës Serbe.

Repost, Partner Disklejmer, baner, disclaimer, disinfohub, partner, partneritet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button