Vendimet e Qeverisë nga seanca e 89-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ne seancën e 89-të mori vendim për investim strategjik në fushën e energjetikës për projektin “Mitilineos” në vlerë prej 211 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Përmes këtyre investimeve, planifikohet stacion për energji elektrike dhe energji termike.

Dy propozim-ligje në kuadër të nismës Ballkani i Hapur janë ratifikuar në seancën e sotme. Propozimet ishin nga Ministria për Punë të Jashtme. Përmes këtyre nismave planifikohet njohja e diplomave ndërmjet shteteve.

Propozimi tjetër në kuadër të nismave të Ballkanit të Hapur lidhet me bashkëpunimin gjatë mbrojtjes nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor.

Me vendimin e fundit të kësaj Qeverie, u vendos që të realizohen ushtrime në Krivollak. Qeveria pranoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e ushtarëve të huaj, nën organizimin e forcave të armatosura të SHBA-vë, për realizimin e ushtrimeve më 15, 19 dhe 21 tetor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button