Fëmijëve të Maqedonisë u mundësohet pushim falas në Dubai

FlyDubai mundëson që fëmijët nga Maqedonia në tre muajt e ardhshëm gratis të udhëtojnë në Dubai.

Qëllimi i kësaj është promovimi i këtij qyteti si destinacion kulmor turistik dhe të mundësojë që pasagjerët më shpesh të vizitojnë të njëjtën. 

Familjet të cilët me vete duan t’i marrin fëmijët e moshës deri në 12 vjet p? kompensim, duhet të blejnë biletë nga Shkupi deri në Dubai më së voni deri më 31 korrik, për fluturim deri më 10 shtator. 

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Gait Al Gait, pohon se njëri nga qëllimet e kompanisë është që të vihet lidhje e re mes Emirateve të Bashkuara Arabe me Shkupin. 

“Kjo ofertë speciale për fëmijët do të mundësojë pushime në Dubai ku do të mund të shëtiten nëpër qendra tregtare dhe të shohin panoramën e Dubait”, ka thënë drejtori i kësaj kompanie. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button