Xhaferi: Nuk ka ndryshime në shumicën parlamentare, me VMRO-DPMNE-në nuk kam komunikim

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në takim joformal me gazetarët tha se shumica parlamentare është stabile dhe se tani për tani numëron 64 deputetë, njofton Portalb.mk.

I pyetur nëse ndonjëri prej deputetëve të BDI-së e ka ndryshuar statusin në deputet të pavarur, Xhaferi tha se nuk ka arritur deri tek ai ndonjë njoftim i tillë.

“Është e drejtë e secilit ta tregojë statusin e tij si deputet dhe në atë ka liri. Nuk ka njofton. Statusi zyrtar është deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha kryetari i Kuvendit.

Ai tha se nuk ka komunikim me opozitaren VMRO-DPMNE.

“Nuk kam komunikim. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk vjen në takimet e rregullta të hënave”, tha Xhaferi duke shtuar se nuk ka më as takime joformale, pasi ata janë keqpërdorur.

Xhaferi nuk ka dashur t’i komentojë ndodhitë në partinë e tij amë BDI, pasi një grup anëtarësh nëpërmjet letrës në publik kërkuan ndryshime në parti dhe e akuzuan Artan Grupin se udhëheqë politikë kadrovike sipas dëshirës së tij.

“Nëse është për partinë, këtu unë qëndron në anën e partisë. Unë kam investuar në krijimin e këtij subjekti”, tha ai.

Ndryshe, grupi i përbërë nga 20 zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, në mesin e të cilëve edhe dy deputetë dhe kryetarë komune, që gjatë vikendit i ka dërguar letër kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, për të vepruar në drejtim të, siç thonë ata, çlirimit të partisë nga individë të caktuar.

Por, Ahmeti u ka thënë atyre se partia ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë dhe se mundet të funksionojë pa këdo qoftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button