Vendi ynë është shembull në rajon dhe në botë për demokracinë multietnike, deklaroi Kovaçevski në OKB

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë kredi më të madhe, sepse e kanë pritur gjatë këtë moment. Kuptoj pse ata ndjehen të frustruar dhe të lodhur duke ecur në atë rrugë të gjatë për në Evropë. Por, ne nuk kemi alternativë tjetër e cila do të na mundësojë një standard më të mirë jetese, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pasdite në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork (SHBA), raporton MIA.

Kryeministri theksoi se edhe pavarësisht të gjitha vështirësive, Bashkimi Evropian është ende alternativa më e mirë.

“Ne thjesht nuk e kemi mundësinë, apo privilegjin të dorëzohemi tani. Tani është koha e duhur për të vazhduar me të gjitha forcat edhe më shpejt përpara. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është i një rëndësie thelbësore edhe për vetë BE-në, veçanërisht në rrethanat e reja në plan global”, theksoi Kovaçevski, i cili shtoi se duhet të sigurohet rruga demokratike eurointegruese e Ballkanit Perëndimor si një kontribut në paqen evropiane.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut punon përmes fokusit në zgjidhje dhe bashkim në sfidat që nuk njohin kufij shtetërorë, dallimet etnike, gjuhësore, fetare apo të tjera.

“Të gjithë jemi në anijen e njëjtë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe të veprojmë të bashkuar në mbrojtjen dhe përparimin e vlerave themelore – lirisë dhe paqes në botë. Paqja arrihet me kompromise, por ruhet me mirëkuptim reciprok”, tha kryeministri.

Kovaçevski në fjalimin e tij u përqendrua edhe në agresionit rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se është shqetësues fakti që agresioni vjen nga një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së – Federata Ruse dhe se përmes dhunës vendos të zgjidhë një sfidë. Shfaqja e forcës së një vendi gjeografikisht më të vogël i përcaktuar të ndajë vlera demokratike, sipas kryeministrit, është një precedent i papranueshëm.

“Forca është në unitet, ky leksion se së bashku mund të bëjmë më shumë se vet, sot bota e mëson në rrethana të papritura me të cilat po përballemi, së pari pandemia tani dhe lufta mizore në Ukrainë, është i domosdoshëm uniteti i botës demokratike”, përfundoi Kovaçevski, duke bërë thirrje për zgjidhje përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencës.

Në fjalimin para liderëve botërorë ai u përqendrua edhe në çrregullimin e furnizimit me ushqim në botë, valës së refugjatëve të shkaktuar nga konflikti, si dhe ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore të shkaktuara prej tyre.

“Qëllimi i Maqedonisë së Veriut është paqja. Ne jemi një vend që mëson se miqësia varet nga bashkësia. Vendi ynë është shembull i demokracisë multietnike në rajon dhe në botë, dhe një partner i rëndësishëm i aleatëve të BE-së dhe NATO-s”, tha Kovaçevski.

Tema e debatit të përgjithshëm të këtij viti është “Zgjidhjet transformuese ndaj sfidave të ndërthurura”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button